At Jani Tereziu, i cili u denoncua në Fiks Fare nga murgu i Manastirtit të Zvërneit për abuzime dhe kërcënime, ka kontaktuar në redaksinë e emisionit investigativ duke mohuar akuzat.

Pa shpjeguar akuzat e abuzimit apo edhe të kërcënimeve, Prifti thotë se denoncuesi nuk është murg.

“Personi i cili denoncon këto veprime nuk është murg. Akuzat ndaj meje janë të pavërteta dhe të pabaza, dhe ai që akuzon, ka barrën e provës, që të faktojë fajësinë time, si për vjedhje, ashtu edhe për vrasje, kjo, në bazë edhe të kodit penal, por edhe të drejtës kanonike kishtare. Personi në fjalë, duhet t’i ishte drejtuar autoriteteve kishtare që kanë kompetencën ekskluzive për zgjidhjen e çështjeve të tilla kanonike, sipas besimit tonë, që e ushtrojmë me vullnet të lirë” thotë Prifti.

Në fakt, emisionit Fiks Fare ka mësuar se denoncuesi qëndron prej rreth 1 viti në atë Manastir. Ai ka qenë edhe në manastire të tjera, ndërkohë që është transferuar në Zvërnec me urdhër të Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Ndryshe nga sa deklaroi në video, At Jani, Fiks Fare ka siguruar një dokument, i cili është një procesverbal i mbajtur në Zvërnec.

Dhe, çuditërisht, në këtë dokument, denoncuesi konsiderohet Murg! Murg, apo kandidat për murg, pak rëndësi ka! Ai qëndron në atë vend me urdhër të Kishës dhe At Jani duhet të na shpjegonte për abuzimet, kërcënimet apo edhe fjalorin në shtëpinë e Zotit. Fiks Fare ka mësuar se, krahas Kishës Autoqefale të Shqipërisë, vjedhjet dhe kërcënimet për vdekje, po hetohen edhe nga Policia e Vlorës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel