Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur porshtë të gjitha akuzat ndaj qeverisë për keq menaxhimin e fondeve dhe grandeve të marra nga shtete të tjera.
Ai theksoi se nëse do të ishit në regjimin e të djathtës ekstreme do të kishit paguar akoma më shumë për shkak të taksës së sheshtë.
“Fondi i pagave tregon që mjekët dhe infermierët luftuan në këtë kohë të vështirë. Nuk janë vetëm shifra por janë para në xhepin e tyre që në asnjë rast nuk janë mjaftueshëm. Nëse do të ishit në regjimin e të djathtës ekstreme do të kishit paguar akoma më shumë për shkak të taksës së sheshtë. Nuk janë mjaft por janë 1 miliardë dollarë. I sfidoj të gjithë komedianët që të bëjmë debatin për 1 miliard që tashmë janë në xhepat e qytetarëve. Juve flisni për grantet por janë gati 1 mijë shtëpi që mbarojnë më 31 dhjetor të gjithë duhet të ktheheni tek tabela e shumëzimit. Kjo maxhorancë do e marri mandatin e tretë sepse është e shumicës së shqiptarëve dhe premtimeve të mbajtura”, tha Ahmetaj.
Top Channel