Ish-komandantët e UÇK  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqi janë sot sërish para gjykatësve të dhomave te specializuara për Kosovën në Hagë ku po zhvillohet një seancë për ecurinë e procesit.

Aktakuza për krime lufte ndaj ish-presidentit dhe ish-zyrtareve të lartë të Kosovës u konfirmua më 5 nëntor ditë kur nisi edhe arrestimi dhe dërgimi i tyre në Hagë.

Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Në seancën e sotme, Prokuroria në Hagë ka bërë me dije se i janë dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese!

“Prokuroria i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale shfajësuese, përveç kësaj kemi nxjerrë materialet mbështetëse të aktakuzës dhe kemi nxjerrë dhe deklaratat që kemi marrë nga të akuzuar në shqip dhe anglisht. Materialet e nxjerra përfshijë 1764 dokumente. Prokuroria po plotëson afatet e caktuara në përputhje me detyrimin dot, presim që paketën e dytë të materialeve t’ia dorëzojmë mbrojtjes pas pushimit të gjykatës. Paketa e parë u prezantua në 10 dhjetor, por për shkak të problemeve teknike marrësve nuk u është dërguar një njoftim elektronik”, tha Prokuroria.

Top Channel