131 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 24 në gjendje më të rëndë

17/12/2020 10:14

131 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë që aktualisht 4 pacientë gjenden në respiratorë dhe 94 janë në oksigjenoterapi. Ndërsa 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“131 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 94 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta, 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA