Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, pasi nderoi dëshmorët e atdheut duke bërë homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri” në Tiranë, ajo shkoi në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe këtu u prit me nderime shtetërore. Presidentja në detyrë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë u prit me duartrokitje.
E kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përgëzuar Osmanin për udhëheqjen e saj e për çka drejtoi dhe lëvdata drejt saj, derisa ka deklaruar edhe rreth mbështetjes së institucionit që ai drejton.
Ruçi në fjalimin e tij ka folur edhe për thirrjet nga Gjykata Speciale ku tha se Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e botës që janë në anën e së drejtës dhe të vërtetës e mbështetin Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se janë në anën e Kosovës.
“Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe Kosovës është një politikane e re dhe shumë e respektuar. Ajo shquhet ndër profesionistë të reja dhe të rinj të Kosovës si juriste dhe si njeri i ligjit e diplomuar ekselnte në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Pitesburgut të SHBA me një karrierë të pasur e të spikatur jo vetëm si profesor i drejtës por edhe në fushën e politikës. Prej muajit shkurt të këtij viti zonja Osmani është zgjedhur kryetare e kuvendit të dhe prej muajit nëntor është president në detyrë e Republikës së Kosovës. Rral ndodh që një politikanë aq më tepër një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe dhe kaq të rëndë për shtetin dhe popullin e vetë. Për këtë zonja Osmani ju garantoj që keni gjithë simpatinë, solidaritetin dhe gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi Ruçi.
Top Channel