Vetëm dy ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë vajzën e parë të çiftit.

Reperi i dashur për publikun postoi në “Instagram”-in e tij një fotografi emocionuese ku kishte shtrënguar dorën e tij me të Sarës, ndërsa komentet e urimit për çiftin ishin të pafundme.

Kjo është mbesa e parë për prindërit e Ledrit, të cilët i kanë bërë pritjen më të ëmbël bebushes që ka ardhur në jetë.

Ata i kanë përgatitur një tortë ku shkruhet “Mirë se erdhe”, zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil ngjyrë rozë.

Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë të shohim foton e parë të bebushes dhe të mësojmë emrin që Sara dhe Ledri kanë zgjedhur për të.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel