Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për të penguar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes.

Masat e tjera kufizuese ndalojnë grumbullimin e njerëzve nëpër vende publike, parqe, madje autoritetet bëjnë thirrje që edhe nëpër shtëpitë private të mos organizohen festa me persona jashtë shtëpisë. Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje që shëndeti të vihet në rend të parë. Ai tha se do të takohet me pronarët e restoranteve për të parë mënyrat e subvencionimit të tyre për shkak të humbjeve që do të pësojnë.

Pandemia e koronavirusit ka prekur më rëndë Maqedoninë e Veriut krahasuar me vendet e rajonit dhe deri tani janë regjistruar 2147 viktima; 74.000 infektime, prej të cilave mbi 21 mijë raste aktive. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i tha gazetarëve se 833 mijë vaksinat e garantuara përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të mbërrijnë në muajin mars. Ai bëri të ditur se në fillim të janarit do të mbërrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave në temperaturë -70 gradë celsius.

Frigoriferët do të jenë dhuratë nga vende të tjera, ndërsa vaksinat do të jenë falas për qytetarët. Imunizimi së pari do të fillojë me punonjësit e shëndetësisë. Kryeministri Zaev tha se do të jetë ndër të parët që do ta marrë vaksinën për të dëshmuar se ato nuk janë të rrezikshme për organizmin e njeriut, siç beson një pjesë e popullatës e nxitur nga teoritë konspirative nëpër portale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA