Java e Modës në Dakar, Senegal u organizua në ambjent të hapur për shkak të masave anti-covid. Modelet sfiluan në një pyll me pemë të bimës së lashtë “boabob”.

Aktiviteti i mbajtur në fundjavë në kryeqytetin e Senegalit me temën e përgjegjësisë mjedisore, paraqiti 20 dizajner, koleksionet e të cilëve ishin të punuara kryesisht me dorë.

“Shumë prej dizenjatorëve tashmë kanë bërë ‘modë të ngadaltë’ por nuk e dinin. Në atë që është bërë e njohur si “modë e shpejtë”, konsumatorët, veçanërisht në Perëndim, po blejnë dhe hedhin rroba me një shpejtësi alarmante, duke bërë që ndotja të rritet.” tha Adama Ndiaye, themeluesi i Javës së Modës Dakar.

Numri mesatar i herëve që një veshje vishet para se të hidhet është ulur me 36% gjatë 15 viteve të fundit, sipas një raporti të vitit 2017 nga Fondacioni Ellen Macarthur.

Çdo vit, prodhimi i veshjeve konsumon rreth 100 milion ton burime të parinovueshme dhe lëshon sasi të mëdha të gazrave serë, thekson raporti.

Vetëm në vitin 2015, emetimet e karbonit nga prodhimi i tekstilit ishin më shumë se të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe transporti detar së bashku.

Burimi: BBC

FOTO GALERI
1/7

Top Channel