MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për bankat e ushqimit dhe fonde të tjera humanitare në katër muaj.

Në një postim në mediat sociale, ajo tha se donte të ndihmonte amerikanët që po përjetojnë vështirësi për shkak të pandemisë. Scott është personi i 18-të më i pasur i botës, pasi ka parë që pasuria e saj të rritet me 23.6 miliardë dollarë këtë vit duke shkuar në gjithsej 60.7 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Bezos, që është edhe njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i amazon.

Shumëkush e ka duartrokitur gjestin e saj, veçanërisht për shkak të shumës së madhe që ka dhuruar. Edhe vetë Jeff Bezos, ka qenë këtë vit shumë aktiv me filantropinë, duke premtuar 10 miliardë dollarë donacione për çështje të lidhura me ndryshimet e klimës. Dhe në fakt, këtë vit ka patur një numër relativisht të lartë mega donacionesh pasi persona të famshëm, yje sporti dhe liderë biznesi kanë reaguar ndaj pandemisë së koronavirusit dhe kauzave të tjera.

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda kanë premtuar 305 milionë dollarë për vaksinat dhe trajtimet e tjera. Ndërsa Mark Zuckerberg dhuroi 300 milionë dollarë për të mbrojtur zgjedhjet amerikane. Në qershor, Michael Jordan, legjenda e basketbollit tha se do të dhuronte 100 mijë dollarë për lëvizjen jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi dehe kauzat e padrejtësisë sociale përgjatë dekadës në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA