Horrori në Itali/ Trupat e copëtuar, gjendet valixhja e katërt! Një nga viktimat është Shpëtim Pasho, dyshohet se viktima tjetër është gruaja e tij

16/12/2020 14:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi horror i ndodhur në Italia ku gjetën dy trupa të pajetë të ndarë në 3 valixhe, në zonën midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano.

Top Channel duke iu referuar mediave në Itali mëson së së fundmi është arritur të identifikohet një prej viktimave të copëtuar në valixhe. Bëhet fjalë për shqiptarin Shpëtim Pasho.  Për identifikimin e tij, autoritetet mjekoligjore italiane kanë bërë krahasimin e gjurmëve të gishtërinjve të cilat më pas kanë rezultuar të shqiptarit Shpëtim Pasho. Po ashtu së fundmi është arritur të gjendet edhe një valixhe e katërt, që i përkiste pikërisht gjymtyrëve të poshtme të shqiptarit.

Lidhur nga identifikimi i shqiptarit të masakruar autoritetet kanë dyshime të forta se pjesët e trupit të gruas të gjetura në tre valixhet i përkasin përkasin bashkëshortes së Shpëtim Pasho, Teuta Pasho. Së pari u gjet një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Pjesa tjetër, gjymtyrët e poshtme të burrit, ishin fshehur në valixhen e katërt, e cila u gjet mesditën e kësaj të mërkure.

Shpëtim dhe Teuta Pasho (54 dhe 52 vjeç në kohën e vdekjes)  mësohet se shkonin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre. Qëndrimi i tyre i fundit në Itali ishte më 4 tetor 2015 dhe zgjati rreth një muaj.  Në këtë kohë vajza e çiftit, Dorina kishte marrë një telefonatë anonime ku i kishin thënë se nëna e saj nuk do i përgjigjej më. Pas kësaj telefonate Dorina lajmëroi policinë të cilët gjetën edhe trupat e masakruar.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA