Gjermania në karantinë për festa, 95% e popullsisë janë dakord me izolimin
16/12/2020 13:46
Gjermanët pranojnë izolimin e vendit deri në 10 janar.
Sipas mjekes shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, për gjermanët krishtlindjet janë shumë të rëndësishme por populli është i ndërgjegjësuar dhe kupton seriozitetin e situatës.
Për “Shqipëria live”, mjekja tha se pazaret e Krishtlindjes në sheshet e qyteteve i mungojnë gjermanëve por vendimi ishte i drejtë pas rëndimit të situatës.
Sot Gjermania shënoi shifrën më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi me 952 të vdekur.
Top Channel