Dakota Johnson është fejuar me Chris Martin? Unaza në gishtin e aktores që tërhoqi vëmendjen (Foto)

16/12/2020 10:25

Johnson u pa gjatë fundjavës, teksa vuri në dukje një unazë të gjelbër të madhe në gishtin e saj të martesës, duke na bërë të besojmë se i dashuri Chris Martin i ka propozuar aktores.

Duke mos pasur asnjë bizhuteri tjetër në dorën e majtë, unaza tërhoqi vëmendjen ndërsa Johnson e afroi pranë fytyrës kur po fotografohej.

Përfaqësuesit për Martin dhe Johnson nuk iu përgjigjën kërkesës së “PEOPLE” për koment.

Johnson, 31 vjeç dhe Martin, 43 vjeç, janë të lidhur që nga viti 2017 kur çifti u pa në një takim sushi së bashku në Los Angeles. Çifti e ka mbajtur private marrëdhënien dhe burime pranë tyre thanë më vonë se ata janë “mjaft seriozë” në këtë marrëdhënie.

Dyshja ka bashkëpunuar dhe në fushën profesionale. Në fillim të këtij viti, Johnson  drejtoi një video muzikore për bandën hit të Martinit, “Coldplay”.

Top Channel