​Osmani: Nuk besoj që Isa Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje

16/12/2020 18:10

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Madje, ajo u shpreh për mbajtjen së më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta.

“Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar të shkojë në zgjedhje. Ka kohë që nuk e dëgjoj Mustafën, sepse jam e zënë me sfidat në institucionet tona që janë edhe për faj të tij. Çfarë dua të them është se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për iniciativën që do të drejtoj”, është shprehur Osmani./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA