​Kosovë/ Infermierët i japin dy ditë ultimatum Zemajt për dyfishimin e pagesës

16/12/2020 15:24

Pasditen e së mërkurës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi janë takuar me përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve.

Në këtë takim është diskutuar për ngritjen e pagesës së ndërrimit të natës por edhe pagesën e orëve shtesë dhe rrezikshmërisë.

Pas takimit ministri Zemaj dhe u.d i ShSKUK-së, Krasniqi nuk janë deklaruar për media.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli thotë se i kanë dhënë kohë ministrit që deri të premten të merr një vendim rreth kërkesave të tyre, e nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë do të ndërmerren veprime sindikale.

“Besoj që me ministrin dhe drejtorin e ShSKUK u dakorduam sot që deri të premten definitive me kryeministrin bashkë besoj që kërkesa jonë do të realizohet por të shohim deri të premten. Na kërkuan kohë që bashkë me ministrin me pa mjetet se si kanë dhe për me ia na i dyfishu kujdestaritë. Përndryshe, në rast se kjo nuk ndodhë pas të premtes sigurisht që Sindikata e Infermierëve do të mblidhet urgjentisht dhe do të marrim hapa konkrete, veprime sindikale deri në realizimin e kërkesave tona. Ju e dini që sekretarin e kemi pas në grevë urie deri më tani, për shkak të këtij komuniteti, të këtyre kërkesave. Besoj që nëse deri të premten kjo do të realizohet atëherë do të vazhdojmë punën ashu siç kemi vazhduar deri më sot duke i qenë ballë qytetarëve tonë sidomos në këtë kohë pandemie”, tha Havolli pas takimit me Zemajn.

Temë e diskutimi në këta takim ishte edhe pagesa shtesë.

“U diskutua edhe për pagesat shtesë mirëpo ne fillimisht do të kërkojmë që kujdestaritë të dyfishohen nga 12 euro në 36 euro pastaj ato të shohim mbi bazën e ligjit që siç janë paguar të tjerët të paguhemi dhe ne si komunitet infermieror”, tregoi Havolli.

E Sekretari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, i cili për tetë ditë ishte në grevë urie ka thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre atëherë sërish do të vazhdojë grevën. Madje ai ka thënë edhe se grevës do t’i bashkohen edhe infermierët tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA