Hipotiroidizmi, ose një gjëndër tiroide jo mjaft aktive, mund të shërohet dhe zgjedhjet e duhura të ushqimit ofrojnë një kontribut të rëndësishëm në shërimin.
Gjëndra tiroide është përgjegjëse për funksionimin e metabolizmit. Prodhon hormone të rëndësishme për funksionimin e duhur të zemrës dhe djegien e kalorive.
Tiroidja jo mjaft aktive nuk prodhon mjaftueshëm nga këto hormone, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur, të dëshpëruar dhe sikur mjafton vetëm shikimi i ushqimit për të shtuar peshë.
“Marrja e ilaçeve mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë, por edhe marrja ushqimeve të mira dhe shmangia e ushqimeve të këqija për këtë diagnozë mund të kontribuojnë në funksionin optimal të tiroides”, thotë Hong Lee, një endokrinolog nga Qendra Mjekësore e Shëndetit Adventist në Illinois.
Ndjekja e një diete të rekomanduar për hipotiroidizëm mund t’ju ndihmojë të shmangni marrjen e sasive në rritje të ilaçeve të bazuara në hormone. Prevention.com ofron një listë të ushqimeve që njerëzit me hipotiroidizëm duhet të marrin dhe ato që duhet të shmangin.
Ushqimet e rekomanduara:
Salmon
Arra braziliane
Fasule të bardha
Ushqimet që duhen marrë në sasi të vogla:
Sojë
Lakër, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit
Gluten
Bëni kujdes të veçantë me shtesat dietike dhe mos harroni për stërvitjen.
Top Channel