Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së komisionit faktmbledhës për UÇK-në.

Ai tha se nuk është komision për Bashën, por raporti i Dick Martin ka arrestuar deri tani 10-15 veta nga UÇK-ja, por nuk besoj sepse Basha ka qenë përkthyes dhe nuk e di pse nuk e pranon ose përmes heshtjes tregon të tregojë se ka qenë më i madh se ishte në atë kohë. Ky komision është për të zbardhur ngjarje të vërtetash se çfarë ka ndodhur me UÇK-në dhe se çfarë ka aluduar Dick Martin në raportin e tij në Territorin e Shqipërisë.

“Nuk bëj sarkazëm me Dickun, por problemi është dy relatore që do shikojmë Të drejtat Ndërkombëtare me marrëveshje ka radifikuar Shqipëria postkomuniste në 95’, të dëshmojë online, dje 3 deputetë të opozitës dhe kryetar i opozitës  dhe deputet të mazhorancës jemi takuar me 4 reporterë të Këshillit të Europës për situatën parazgjedhore, kështu që nëse ekziston mundësia nuk besoj se zoti Martin nuk është se ka që ndjehet i frustuar dhe të flasë për atë që ka shkruajtur, pra unë kam kërkuar që edhe Dick Martin edhe Hoze Pablo të informojnë komisionin që do i drejtohet zyrtarisht nga konventat ndërkombëtare çfarë na lejojnë mundësinë për të kërkuar një informacion qoftë edhe nëse nuk flet të na sjellë një kopje dëshmie. Unë nuk e shoh komisionin politik, në raportin e tij Shqipëria akuzohet se ka kryer krime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ku  duhet të hidhet dritë mbi ato fakte. S’besoj që është komision për Bashën, por raporti i Dick Martin ka arrestuar deri tani 10-15 veta nga UÇK-ja, por nuk besoj sepse Basha ka qenë përkthyes dhe nuk e di pse nuk e pranon ose përmes heshtjes tregon të tregojë se ka qenë më i madh se ishte në atë kohë. Ky komision është për të zbardhur ngjarje të vërtetash se çfarë ka ndodhur me UÇK-në dhe se çfarë ka aluduar Dick Martin në raportin e tij në Territorin e Shqipërisë dhe nuk besoj se Basha është 007 i luftës së Kosovës, edhe Basha të vijë të tregojë dhe të hedhë dritë mbi rolin që ka pasur ai dhe si i njeh ai krerët e UÇK-së”, tha Myslim Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA