Pas raportimeve për probleme në marrdhënien e çiftit të famshëm të ‘showbiz’, burime për revistën amerikane People, thonë se Kim Kardashian e Kanye West janë ende bashkë por jetojnë jetë të ndarë.

Burimet thonë më tej: “Kim ka punë dhe projekte të rëndësishme për veten e saj, ashtu si dhe Kanye që ka të tijat. Jetët e tyre nuk bashkohen më me njëra-tjetrën.”

Burimi shtonte më tej se Kardashian “duket e lumtur” dhe se është “e fokusuar në punën dhe kauzat e saj.”

Verën që shkoi Kim Kardashian publioi një postim ku fiste mbi çrregullimin mendor bipolar të West për të cilin kërkonte që “media e publiku të tregonte simpatinë e nevojshme për të tejkaluar diçka të tillë”.

Ndërsa më 22 nëntor, ajo shkruante për celebrimin e përvjetorit të tyre të 10-të duke kërkuar disi ndjesë për postimet e mëparshme, në komentin me titull: “Albumi im i bukur e i trazuar i fantazisë”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel