Arbër Hajdari në “Goca dhe Gra”, ja kë veçon ai mes kolegeve opinioniste në Big Brother
Bukuria nuk ka limite, nuk njeh moshë, racë apo gjini. Një vogëlushe nga Nigeria ka mahnitur botën me tiparet e saj të veçanta.
Pasi fotografitë e saj u postuan në Instagram dhe Twitter nga fotografi Mofe Bamuyiwa, pesëvjeçarja Jare Ijalana u quajt si vajza më e bukur në botë.
Jare është një vajzë mahnitëse nigeriane me sy të mprehtë dhe flokë të mrekullueshëm. Megjithëse nuk është një modele profesioniste, është e qartë se ajo do ta arrinte këtë pa problem, pasi tashmë ka filluar të modelojë për disa kompani me rroba fëmijësh.
Faqja u hap pasi fotografi bindi mamanë e vajzës për të pasur një llogari në Instagram.
Aty jo vetëm që shfaqet Jare, por edhe dy motrat e tjera Jomi, 7 dhe Joba, 10. Llogaria e ‘Motrave j3’ ka 165 mijë ndjekës deri më tani.
Top Channel