Top Talk: Klevis Balliu nuk fshihemi, PD nuk qëndron pas protestave. Gati për zgjedhje të parakohshme

14/12/2020 17:38

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Klevis Balliu, si dhe përmes një lidhjeje me Skype edhe Genc Sejko, të cilët folën rreth protestës për Klodian Rashën dhe kërkesën për dorëheqje të Ardi Veliut.

Klevis Balliu tha se kjo ngjarje ka nevojë për një hetim të thellë për vrasjen e tmerrshme, për një hetim për efektivin e policisë, se si ai ka hyrë në polici dhe hetim të thellë për Shqiponjat që janë ndërtuar nga Saimir Tahiri, ku është edhe në gjykim të gjykatës.

“Po të ishte pjesa Demokratike në këtë mes nuk do ta fshihnim, një polici që dhunon qytetarët është e pafalshme”, tha Klevis Balliu.

Ndër të tjera ai shtoi:

“Ka nevojë për një hetim të thellë për vrasjen e tmerrshme, për një hetim për efektivin e policisë si ka hyrë në polici dhe hetim të thellë për Shqiponjat që janë ndërtuar nga Saimir Tahiri, ku është edhe në gjykim të gjykatës. E vetmja dhunë që nuk e mbështesim është dhuna policore ku edhe e kemi denoncuar, ku unë jam përballur me gazin lotsjellës, kemi nevojë për një hetim sesi është ndërtuar kjo polici ku ka akuza shumë të rënda. Ardi Veliut iu desh 30 minuta për të nxjerrë videon e rrahjes së djalit nga policia dhe nuk nxori hetimin e oficerit për vrasjen e Klodian Rashës. Unë nuk kam parë qytetarë të flasin për xhamat e thyer por për brinjët e thyer të të rinjve, ndërsa Ardi Veliu është i përfshirë direkt, se është zinxhiri i organizuar, ku nuk ka asnjë kusht higjenik në paraburgim. KE ka nxjerrë një ligj se si policia ka larguar profesionistët që janë mbushur me militant politikë. Fakti që ka arritur aq keq situata sa në protestë shikohen fëmijë të moshave 14-15 vjeç. Unë mendoj se nuk është dhunë kazani plehrash, por dhunë ku të rinjtë kanë dalë me barelë nga brinjët e thyera. Nuk ka asnjë votë për Edi Ramën, sepse po e çon vendin në korporata fashiste, ku në kohë pandemie rinia shqiptare me shifra zyrtare 3435 ka iku nga rajoni dhe ata e fituan betejën në momentin që ka dalë dhe Ardi Veliou duhet të japë dorëheqjen se ka dhënë 3 versione të ndryshme”, tha Klevis Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA