Postimet e preferuara të internetit kohët e fundit mbi shfaqjen dhe zhdukjen e monolitëve misteriozë në vendndodhje të largëta, kanë mbajtur në ankth njerëzit në të gjithë globin. Por me sa duket nuk janë vetëm njerëzit të magjepsuar nga këto objekte të panjohura.

Kësaj jave parku kombëtar i SHBA ka postuar një foto ku duken “dy arinj të interesuar në një objekt misterioz të shndritshëm” në pyjet e Alaskës.

Por a është i vërtetë imazhi? Nuk mbetet gjë tjetër përveçse secili të gjykojë për vetme e tij.

Grupi i Parkut Kombëtar të SHBA nuk flet për asgjë të pazakontë te foto, por disa ‘sy’ të specializuar thonë se këtu ka prekje me ‘Photoshop’.

Por përveç imagjinatës, postimi vazhdon më tej duke edukuar publikun për sjelljen reale të arinjve.

“Arushët fërkohen në shumë gjëra: pemë, tabela, shtyla elektrike, monolitë misteriozë, kasolle apo dhe pirgje dheu. Besohet se arinjtë fërkohen në pemë për të komunikuar me njëri-tjetrin, për të vendosur dominimin e tyre apo për të caktuar territorin. Duke lënë pas erën apo qimet e tyre ata njoftojnë prezencën dhe tentojnë imponimin shoqëror.”

Por arushët nuk lanë asnjë aromë apo qime në monolitin e përshkruar, pasi postimi i parkut vazhdonte: “Objekti i shndritshëm nuk është më në park, sepse lista e gjërave për t’u fërkuar është bërë shumë e gjatë”.

FOTO GALERI
4/11
Zhurmat krahasojne zhvillimet me monolitin alien ne filmin e 2001 "Odeisea e Hapesires"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA