(FOTO) Dita 6-të e protestës për vrasjen e Klodian Rashës/ Situata e qetë, protestuesit rivendosen në qendër

14/12/2020 20:02

Protesta e sotme ka qenë në heshtje dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë incident.

Sot është dita e gjashtë e protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, por thirrjes i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, në krahasim me ditët e tjera, të cilët janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe më pas kanë marshuar dhe janë mbledhur para Kryeministrisë.

Ata vazhdojnë me thirrjet për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe lirimin e të arrestuarëve.

Policia ka qenë edhe sot në gatishmëri duke rrethuar institucionet kryesore. Gjithashtu efektivët kanë qenë prezentë edhe në qendër të sheshit, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të tyre apo thirrje që protestuesit të largohen për të shmangur grumbullimet, kjo për shkak protestuesit kanë qenë të shpërndarë.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA