Qyteti i lindjes arrin përherë të frymëzojë një artist. Klajdi Arapi ka studiuar për pikturë në Itali, ndërsa karantina i ka penguar projektet për ekspozita jashtë vendit, ai është kthyer në shtëpinë e vjetër të babait në Elbasan.
E teksa së bashkua me bashkëshorten ka rishijuar qytetin, artisti nuk i ka shpëtuar tundimit ta hedhë atë në teljo.
Rrugicat e gurta të kalasë Klajdi i sheh plot ngjyra. I rritur në këto rrugica, dikur fëmijë imagjinata i jeptë magjinë e ngjyrave edhe kalldrëmit të gurtë.
Teksa kushtet e pandemisë vazhdojnë të mbyllin çdo gjë, në shtëpinë e vjetër elbasanase me portokalle, çifti i artistëve gjen frymëzim në detajet dhe vazhdon të pikturojë, ndërsa shpreson se shumë shpejt drita do të përshkojë errësin dhe ngjyrat do të pushtojnë rrugicat e ngushta.
Top Channel