Covid-19 në Greqi/ Shënohen 62 viktima në 24 orët e fundit, ulet numri i infektimeve ditore

14/12/2020 17:58

Autoritet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 62 qytetarë.

62 qytetarë grekë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orë, duke e çuar në 3687 numrin e fataliteteve.

Me përditësimin e ditës së sotme numri total i infektimeve ka arritur 125173 që nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.7% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

558 pacientë po trajtohen me intubim ndërsa mosha e tyre mesatare është 66 vjeç.

Greqia ndodhet në karantinë pas masave të reja shtrënguese dhe izoluese të marra nga qeveria.

 

Top Channel