​PDK: Skandaloz vendimi për 1 muaj pushim dimëror për nxënësit

14/12/2020 16:03

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Profesor Muzafer Shala mbajti sot një konferencë për media, përmes së cilës denoncoi mënyrën e dobët të organizimit të procesit arsimor nga qeveria.

Shala tha se Kosova sot përballet me një situatë të patolerushme të keqmenaxhimit të procesit mësimor nga ana e qeverisë Hoti, e veçanërisht Ministria e Arsimit.

Shala e ka quajtur skandaloz vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit për të zgjatur pushimin dimëror për nxënësit. Madje, ai ka thënë se këto vendime absurde po rrezikojnë edhe të ardhmen e fëmijëve.

Në fund, Shala ka propozuar një sërë pikash për qeverinë, të cilat duhet të implementohen menjëherë, duke nisur nga vendosja urgjente e mekanizmave konkretë për sigurimin e cilësisë së mësimdhënies në kohë pandemie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA