​Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme të shërbejë për paqe e siguri edhe përtej kufijve tonë

14/12/2020 08:47

Dy vite më parë Kuvendi i Kosovës me 106 vota pro dhe një abestim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Për dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit.

“Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë edhe se 14 dhjetori i 2018-ës ishte ditë historike për Kosovë, ndërsa thekson se vendimi për formimin e ushtrisë nuk ishte aspak i lehtë.

“14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon. Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!”, ka shkruar Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA