Youtube nuk është tashmë thjesht një kanal ku çdokush mund të ngarkojë videot që dëshiron. Ai është shndërruar në një industri të vërtetë, ndërsa mbetet një prej platformave kryesore matëse të performancës ne bote.
Dhe klasifikimi i videove më të klikuara në këtë platformë në Shqipëri, e vendos Top Channelin në krye, në raport me të gjitha kanalet e tjera televizive në vend. Top Channel rezulton ne rritje si në drejtim të klikimeve, ashtu dhe në atë të regjistrimit të llogarive.
Me një sërë programesh të suksesshme, që kanë mbërthyer audiencën përpara ekranit, ekrani më i madh ne Shqipëri arrin ta tregojë pozicionimin e tij përmes shifrash konkrete siç janë ato të platformës më të famshme të videove, ku rezulton ekrani më i klikuar.
Një ndër emisionet që ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm audience edhe në Youtube që prej puntatave të parë është “Përputhen”, një reality show që sjell në fokus histori të vërteta të njohjeve mes djemve dhe vajzave, pa filtra, ashtu siç ndodhin në jetën reale. Dy javë më parë, me 100 milionë klikime, emisioni arriti të thyejë një rekord shikueshmërie në këtë platformë, ndërsa rezulton se e tërheq shume publikun duke e bërë dhe atë pjesë të debateve përmes komenteve të tij.
Top Channel