Protesta në Tiranë/ Dhuna nuk kursen as bizneset private, miliona dëme nga bombat molotov (FOTOT)

13/12/2020 14:49

Ashtu siç ishte paralajmëruar dje u zhvillua edhe protesta e katërt “Drejtësi për Klodianin”. Në fakt ndryshe se më parë këtë herë nuk kishte vetëm adoleshentë por edhe të rritur që në orën 18 u vendosën para kryeministrisë, institucion që rrethohej nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Shqiponja dhe Forcat e Rendit.

Nisi gjithçka paqësore me marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Policisë. Por protesta paqësore zgjati shumë pak. Në momentin kur ata u larguan nga kryeministria nisën edhe një herë skenarët e mëparshëm.

Dhunës së protestuesve dje nuk i kanë shpëtuar as zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe bizneset private. Sikurse shihni edhe nga këto foto, mbrëmë i është vënë zjarri disa zyrave në rrugën “5 Maji”. Flakët nuk kursyen nuk as disa biznese në këtë zonë.

Pavarësisht përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët, biznesi nën pronësi të Astrit Markut është djegur plotësisht nga zjarri i qëllimshëm, ndërkohë që vlera e dëmeve arrin në miliona. Nga verifikimet rezultoi se zjarri është i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur shishe me benzinë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA