Paraqitja impresionuese e Maks Verstapen i dhuroi pilotit ambicioz të Formula 1, Pol Position e fundit sezonal në garat e Formula 1. Në cirkuitin mrekullues të Abu Dhabi në zonën e Jas Marina, holandezi befasoi në sekondat e fundit, dy makinat Mercedes favorite të drejtuara nag Ljuis Hemilton dhe Valteri Botas, dhe kështu do niset i pari në ndalesën finale të një sezoni të cënuar nga pandemia.

Kur nuk arrin Hemilton të regjistrojë kohën optimale, planet e finlandezit Botas prishen nga Maks Verstapen. Holandezi pushoi në sekondat e fundit vendin e parë të nisjes duke zhgënjyer skuadrën e Mercedes që synonte një rekord në Abu Dabi, me 17 Pole position në 17 prova, diçka që nuk e arriti dot. Verstapen ruajti pjesën më të bukur për xhiron finale duke ndalur kronometrin në 1 minutë 35 sekonda e 246 të mijëtat. Vetëm një fraksion më shpejt se Valteri Botas që ka gjithsesi shansin të fitojë garën.

I treti do niset Hemilton dhe i katërti Noris. Një zhgënjim total ndërkohë ferraristi Sebastian Fetel që mori një rezultat të keq dhe do niset i trembëdhjeti në garën e Jas Marina.

Top Channel