Carlo Ancelotti lë pas krizën e rezultateve me Evertonin dhe rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij Chelsea-t.

Në Goodison Park në praninë e 2 mijë shikuesve, Evertoni fitoi 1-0 ndaj Bluve të Londrës me një gol të realizuar me penallti në minutën e 22-të nga islandezi Gylfi Sigurdsson.

Një sukses me shumë peshë për Everton që u ngjit në kuotën e 20 pikëve, 2 më pak se Chelsea i Lampard që mund të humbasë më shumë terren me kreun nëse fitojnë Liverpool dhe Tottenham këtë javë.

Pavarsisht përpjekjeve të Chelsea-t Everton e donte më shumë këtë fitore dhe rezistoi deri në fund për të marrë tre pikët.

Top Channel