Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Ajo ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bardhyl.

Lajmin e gëzueshëm e bëri të ditur vet ajo përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me foshnjën e porsalindur.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Ndaj dua të falenderoj ekipin e Spitali Amerikan – American Hospital Kosova me në krye dr. Goksu Goc për shërbimin profesional të ofruar ngrotësisht dhe me shumë kujdes e dashuri. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, ka shkruar Rona Nishliu në Facebook.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një vajze, të quajtur Noa.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel