Pas dorëheqjes të ministrit të punëve të brendshme Sandër Lleshaj, protestuesit përmes rrjeteve sociale, kanë shpalosur një kërkese të re. Atë të largimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Kësaj kërkese kryeministri Edi Rama i ka dhënë një JO të prerë.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”.

Policia e Shtetit thotë kryeministri Rama, as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj.

“Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit! Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”.

Ndërkohë numri dy i  PS Taulant Balla përmes një postimi në Facebook akuzon kreun e PD Lulezim Basha se  nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune.  Dhuna e djeshme në disa qytete sipas Taulant Ballës,  është organizim ekskluziv i Lulezim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.

“Lulezim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi,  e turpshme Lulezim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha” thotë Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA