Ish rektori i universitetit të Elbasanit, Prof. Jani Dode ka humbur betejën me Covid-19.
Gjendja e pedagogut Dode u përkeqësua dhe nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin vdekjeprurës.
Dode është zgjedhur rektor i universitetit të Elbasanit në vitin 2000, ndërsa njihej si personalitet i shquar i arsimit në qytet.
Për vdekjen e prof.drJani Dode ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjarët e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e përkushtuar.” ka thënë kryebashkiaku i Elbasanit.
Top Channel