Gjermania në ditën e dytë radhazi ka shënuar një rekord të ri të rasteve të koronavirusit.

Instituti Robert Koch (RKI) konfirmoi 29.875 raste të reja të koronavirusit, nga 23.679 të regjistruara një ditë më parë.

Instituti po ashtu raportoi 598 vdekje brenda 24 orëve, duke e çuar në 20.970 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Pavarësisht bllokimit të pjesshëm që filloi më 2 nëntor, mesatarja shtatë-ditore e infeksioneve të reja në Gjermani ka mbetur mbi 20 mijë.

Aktualisht, 4.339 pacientë të prekur nga COVID-19 po trajtohen në kujdes intensiv, prej të cilëve 2.505 janë në ventilatorë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Gjermani është mbi 1.27 milion.

Top Channel