Frrok Çupi ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk “ ka folur se sa ndikim politik ka protesta që vijon prej ditësh tashmë në shumë qytete të Shqipërisë e cila nisi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic.
Pas gjithë dhunës së krijuar në protesta ai tha se mazhoranca është sjellë si minorancë duke i lënë rrugë tiranisë së minorancës, por do të shikohet në vijim se deri ku shteti do të mbrojë individin.
“Terrorizmi politik është mjeti për të ndryshuar gjërat nuk përdoret vetëm këtu por edhe në shoqëritë e dobëta në lindje, i ndryshon gjërat me mjete terroriste. Praktikisht të vijmë këtu, opozita tenton të ndryshojë situatën politike në Shqipëri duke djegur qytetin, duke terrorizuar, duke dhunuar. Keni dëgjuar që presidenti nuk pranoi të firmosë buxhetin e shtetit, një akt për të goditur jetën e njerëzve. Grumbullime të tilla dmth që do të sjellin vdekje pafund për shkak të infeksionit. Opozita nuk ka besueshmëri, nuk ka kauzë, nuk është e bashkuar, shikojmë se çfarë do të ndodhë me Ilir Metën pasi të lërë presidencën sepse do të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Terrorizmi politik tregohet kur kanë humbur shpresat. Situatën e shikoj keq nis qeveria sillet kaq keq sa sot. Mazhoranca është sjellë si minorancë i ka lënë rrugë tiranisë së minorancës, do të shikojmë se deri ku shteti do të mbrojë individin, ndodhemi para pikëpyetjes nëse shteti do ta mbrojë individin apo jo”, tha Çupi.
Top Channel