Andi dhe Tea ndodhen në një takim në natyrë ku kanë sqaruar edhe pikëpyetjet e krijuara mes tyre gjatë kësaj kohe.

Diskutimi mes  tyre është bërë pyetje-përgjigje, ndërsa Andi ka treguar se e ka provokuar në momentin që ka thënë se është i interesuar për dy vajza në studio. Ai u shpreh se e kishte thënë që të shikonte reagimin e saj.

Tea: Ku gjendesh ti për momentin.

Andi: Këtu jam fizikisht dhe shpirtërisht. Ndihem i emocionuar në fakt.

Tea: Kjo koha që kemi qenë të ndarë nuk më ka qartësuar fare.

Andi: Kanë ndodhur shumë gjëra, a të ka mbetur mendja tek ndonjë prej atyre.

Tea: Tek dy prej tyre.

Andi: Dmth t’i je mes tre personave.

Tea: Nuk më kanë ngacmuar shumë takimet e fundit të tuat.

Andi:  Cfarë të ka ngacmuar ?

Tea: Më kanë ngacmuar deklaratat e tua.

Andi: Kam dashur që të të provokoja.

Tea: E cfarë fitove ti?

Andi: Fitova një reagim tëndin, ishte thjesht fakti që t’i pate një reagim, kur një person reagon dmth që ai ka interes për të.

Tea: Ti më ngjall pak më shumë emocion, kurse djali tjetër më duket më i përshtatshëm për mua

FOTO GALERI
1/11

Top Channel