Frrok Çupi i ftuar në emisionin “Top Talk “ ditën e sotme, ka komentuar se sa ndikim politik ka protesta që vijon prej ditësh tashmë në shumë qytete të Shqipërisë e cila nisi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic.

Ai tha se qytetarët nuk duhet të kishin përdorur dhunën por të ishin mbledhur të gjithë bashkë me lule e qirinj në duar për të nderuar viktimën.

“Është një ngjarje e frikshme por e paralajmëruar se secili prej nesh e kemi pritur një gjë të tillë, jo në këtë mënyrë të vrasjes së Klodian Rashës, pasi e njoh familjen e tij, janë familje me limite me norma. Mendoj se u shfrytëzua vrasja e të riut 25-vjeçar. Ne ndodhemi tani para një pikëpyetje të madhe, ose maxhoranca do të mbrojë kombi ose kombi do të shkojë në varr. Unë shikoj një skenar atje, që e shkruajnë dy veta kryesorë që janë Ilir meta dhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha që rri në hije. Ky skenar i kobshëm ka filluar dhe nuk dihet se kur mbaron. Janë thirrur në skenë disa të rinj, njerëz thuajse bosh që kërkojnë diçka por nuk dinë se çfarë kërkojnë ata janë të orientuar drejt dhunës. Shumica absolute nuk e kanë aspak në mendje Klodianin e shkretë ata kanë vetëm diçka në mendje një objektiv duke dhunuar e shkelur. Tirana duhej të ishte mbushur me një milionë me një milionë e gjysmë njerëz për të nderuar atë me lule në duar dhe qirinj. Ngjarja do të shkojë deri në dhunimin e individëve, qytetit, bizneseve të sëdrejtës e të tjerë. Ky është një moment që nuk mund të rrish me bisturi pasi ndjeshmëria është shumë e lartë por duhet të jemi të guximshëm sepse është një rast i veçuar është njësoj si përdorimi i arkivolit për Azem Hajdarin, por familja e tij nuk do që asnjë  të mos shkëpusë asnjë lule për Klodianin. Janë vrarë me qindra ndër vite dhe s’ka asnjë të akuzuar”, tha ai.

Top Channel