Me fitoren kundër Sparta Pragës me rezultat minimal 0-1, Milani edhe zyrtarisht u kualifikuar për në fazën e eliminimeve direkte të Europa League.
Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli pasi lavdëroi lojtarët e tij për përkushtimin dhe përqëndrimin e tyre në këtë edicion, dha një përgjigje interesante edhe për Interin, skuadër të cilët e ka drejtuar në të kaluarën e tij si trajner.
Të gjitha skuadrat italiane vazhduan tutje në Ligën e Kampionëve dhe Europa League përveç Interit. A mund të jetë përjashtimi nga garat evropiane një bonus për “Nerazzurrët” që të përqendrohen vetëm në Serie A?
“Unë nuk e di dhe sinqerisht nuk kam kohë ose dëshirë të mendoj se çfarë do të bëjnë kundërshtarët tanë. Ne duhet të përqendrohemi në udhëtimin tonë, të shtrëngojmë dhëmbët dhe të bëhemi gati për ndeshjen e së Dielës.”
“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë deri në Krishtlindje dhe pastaj të përpiqemi të pushojmë pak dhe të shërohemi. Ne e dinim që qëllimi ynë ishte të përmirësonim sezonin e kaluar, por ka disa skuadra shumë të forta që do të rriten më vonë gjatë sezonit, si Interi, Juventusi, Napoli, Roma, etj. “, tha Pioli.
Top Channel