Vala e dytë e COVID-19 e godet më rëndë Suedinë, Stokholmi kërkon ndihmën e qeverisë: Na dërgoni më shumë personel mjekësor!

10/12/2020 12:49

Drejtori i sistemit për kujdes shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm, Njorn Eriksson, i ka bërë apel qeverisë suedeze që t’ju dërgojnë punonjës shëndetësorë dhe personel tjetër, në kohën kur kryeqyteti suedez po lufton me valën e dytë të pandemisë që ka çuar në stërmbushjen e reparteve të kujdesit intensiv.

“Kemi nevojë për ndihmë”, ka thënë Bjorn Eriksson, drejtor i sistemit shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Pothuajse çdo shtrat në repartet intensive janë të zënë. Eriksson ka theksuar se nuk ia vlen “të dilni për pije pas punës, të shkoni ku ka turma dhe të blini dhurata për Krishtlindje”, sepse sipas tij pasojat janë të tmerrshme.

Në Suedi deri më tani janë konfirmuar afro 7.300 të vdekur, kurse numri i të vdekurve nga COVID-19 për kokë banori në Suedi është dukshëm më i madh sesa i fqinjëve – vendet tjera nordike.

Stokholmi është një nga vendet më të goditura, me 2.836 të vdekurës si pasojë e COVID-19. E pas verës dhe vjeshtës, numri i të infektuarve ka filluar sërish të rritet, ku repartet intensive janë mbingarkuar.

Top Channel