Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, i ka habitur të gjithë me transformimin e jashtëzakonshëm në fizik.

Ai është shfaqur në kopertinën “Men’s Health Magazine” ku ka zbuluar se si ka humbur 52 kilogramë nga pesha këtë vit.

Në muajin mars ai vendosi të ndiqte një regjim strikt fitnesi dhe të tregonte kujdes me dietën e tij ushqimore.

Action ka thënë se kjo ka qenë koha perfekte për të rënë nga pesha, duke pasur parasysh edhe problemet që iu janë paraqitur me shëndetin e tij për shkak të peshës.

Ai shtoi po ashtu se këtë regjim e ka marrë më seriozisht që nga muaji nëntor, kur edhe ka lindur djali i tij.

Action Bronson tashmë zgjohet në 4 të mëngjesit për tu stërvitur dhe për të marrë proteinat.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel