Në kontinentin e Afrikës ka arritur në mbi 2 milionë e 320 mijë numri i rasteve me koronavirus.

Me 19.930 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.320.174, ndërsa numri i viktimave me 352 vdekje të reja arrin në 54.963.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.574, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.832 dhe në Marok 6.427 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 828.598 raste e cila pasohet nga Maroku me 388.184 dhe Egjipti me 119.702 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.977.391 persona të infektuar.

Top Channel