Trump: Amerikanët prioritet për të marrë vaksinën e COVID

09/12/2020 11:44
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin me të cilin sigurohen vaksinat e Covid për amerikanët, ku më pas shpërndarja e tyre do të bëhet edhe në shtete tjera.

“Kam nënshkruar urdhrin që siguron se çdo qytetarë amerikanë të jetë prioritet sa i përket marrjes së vaksinës. Pas kësaj do të bashkëpunojmë me vendet e tjera në mbarë botën”, thotë Trump.

Ai ka theksuar se çdo amerikan që dëshiron të marrë  vaksinën, do ta ketë rastin ta bëjë një gjë të tillë.

Kohë më parë ai kishte bërë të ditur se vaksinën fillimisht do ta marrin grupet më të rrezikuara, derisa pjesa tjetër do ta ketë rastin ta merr në prill.

Postimi i Donald Trump

Top Channel