Të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria krijojnë platformën ndërkombëtare të edukimit në gjuhën shqipe

09/12/2020 11:48
Dren Gashi në Wake Up

Dren Gashi i cili jeton në Suedi, përmes lidhjes me Skype në emisionin “Wake Up”, ka folur për krijimin e një platforme ndërkombëtare të edukimit në gjuhën shqipe të organizuar nga të rinjë Shqiptarë dhe Kosovarë.

Kjo platformë e quajtur “Platforma Distance Akademi” ka si mision kontribimin e gjendjes së edukimit dhe zhvillimit të ekonomisë ku përmes platformës njerëzit zhvillohen dhe pasurojnë CV-të e tyre, të cilët në këtë mënyrë mund të gjejnë vendet e punës më lehtë dhe një ndër kriteret e kësaj platforme është kualiteti

“’Platforma Distance Akademia’ është e para në këtë nivel të avancuar përndyshe ka edhe platforma të tjera që kanë qenë para nesh të edukimit online të gjuhës shqipe, krijues nga Shqipëria dhe Kosova. Sidoqoftë ne kemi shkuar në një nivel më të lartë që do të thotë se ‘Platforma Distance Akademi’ ka filluar të ideohet në vitin 2016, ku isha duke kryer studimet në Londër dhe pashë efikasitetin dhe fleksibilitetin që ta mundëson edukimi online. Prandaj, ideja ishte që të krijonim një ambient të cilin të rinjtë shqiptarë mund të ndërveprojnë dhe të ndajnë dijet e tyre profesionale. Në vitin 2018 filloi puna masive me njerëz të cilët u involvuan në projekt. Ishte edhe rastësi por ishte edhe jo rastësi që do të thotë kur ne e vazhduam ta ndërtojmë platformën, misioni ynë ishte e një forme patriortik historik se vendeve tona ju mungon një hapësirë të cilën që ne do të mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin të ecim përpara, të zhvillohemi në aspekte profesionale dhe për këtë arsye 28 Nëntori ishte data më e përshtashme për neve që ta lancojmë platformën në mënyrë që ta kemi edhe si një përvjetor që të krenohemi se me anë të platformës tonë ne po kontribojmë në ndryshimin e gjendjes së vendit tonë. Misioni është që të kontribojmë në gjendjen e edukimit dhe në zhvillim e ekonomisë ku sadopak përmes platformës sonë, duke marrë parasysh se këtu njerëzit zhvillohen dhe i pasurojnë CV-të e tyre dhe në këtë mënyrë mund të gjejnë vendet e punës më lehtë dhe mund të qasen më lehtë. Një ndër kriteret tona është kualiteti, ku mund të aplikojnë edhe studentët të cilët nuk i kanë mbaruar studimet, profesorët e shkollave të mesme dhe të fakulteteve dhe njerëz të tjerë të cilët kanë eksperiencë minimum 5 vjeçare në profesionin e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata do të pranohen në platformë por këto janë vetëm kriteret minimale të aplikimit”, tha Dren Gashi

Top Channel