Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Rusi tejkalon 2 milionë

09/12/2020 13:24

Me 26.266 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Rusi numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus ka tejkaluar shifrën 2 milionë.

Përhapja e koronavirusit në Rusi duket se po ngadalëson, me një numër rastesh dhe vdekjeve ditore që kohës së fundi po shënojnë rënie.

Së fundmi, forca e emergjencës ruse njoftoi se vendi gjatë ditës së kaluar regjistroi 26.190 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në 2.54 milionë, ndërkohë numri i rasteve aktive është 488.689.

Brenda 24 orëve të fundit po ashtu 599 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë vdekur gjithsej 44.718 persona.

Pavarësisht nga ulja e rasteve ditore, epidemiologët rusë paralajmërojnë se është shumë herët për t’u relaksuar dhe ata presin që pandemia të arrijë kulmin e saj në mes të dhjetorit.

Përsa i përket numrit të rasteve, Rusia renditet vendi i pestë më i prekur në botë pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Top Channel