Infektimit, ende larg pikës maksimale/ Epidemiologu Mehmeti: Realisht më shumë se shifrat zyrtare

09/12/2020 15:20

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili kaloi covid-19 në një stad të lehtë dhe është duke respektuar ditët e karantinës e vlerëson se situata epidemiologjike në vend është në përkeqësim e sipër, përsa kohë kemi rritje të numri të të infektuarëve për çdo 24 orë, i cili është edhe më i madh nga sa deklarohet.

Sigurisht shifra është më e madhe. Nuk jemi afër pikut përsa kohë kemi një përqindje në rritje kundrejt testimeve”.

Doktor Alimehmeti vlerëson futjen e testeve të shpejta për të testuar sa më shumë qytetarë, gjë të cilën e shikon si më efektive sesa një lockdown të përgjithshëm, apo kufizime të mëtejshme.

“Shumë mirë qe i kemi po duhet ti perdorim sa me shpejt qe te testojme sa me shume ne nje kohe me te shkurtër. Slovakia dha shembull ku testoi 2/ 3 e popullates dhe i dha nje efekt me te mire se nje lockdown”.

Ne lidhje me vaksinën antivocid epidemiologu Alihmehemti është skeptik pasi sipas tij  te dhënat e vaksinës nuk janë publikuar ne asnjë revistë shkencore dhe nuk dihen ende efektet anësore.

“Është ngutje. Me tepër një eksperiment natyror. Do shikojmë çdo ndodhe ne Britani .Gjithsesi Shqipëria është larg vaksinës”.

Deri ne mbërritjen e vaksinës  duhet te respektojmë fort distancën nga njëri tjetri, maskën dhe dezinfektimin e duarve si armën e vetme larg virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA