Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 59 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Gjermani, shifër kjo më e larta ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

Gjithashtu, janë regjistruar 20.815 raste të reja, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me virus në mbi 1.2 milionë. 19.932 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë në Gjermani.

Pavarësisht nga bllokimi i pjesshëm që filloi më 2 nëntor, Gjermania është larg nga arritja e synimit të saj për uljen e numrit të infeksioneve të reja në më pak se 50 në 100 mijë persona.

Instituti Roberth Koch (RKI) raportoi se shkalla e incidencës tani është 149 raste në 100 mijë persona, gati tre herë më shumë sesa synimi i qeverisë.

Aktualisht 4.257 pacientë të prekur nga koronavirusi po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv. Mbi 2.535 prej tyre janë në ventilatorë mekanik.

Për sa i përket rasteve me COVID-19, Gjermania renditet në vendin e pestë në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

 

Top Channel