Fatos Çoçoli: Ruani edhe faturat e blerjes së maskave dhe dezifektantëve që të rimbursoheni

09/12/2020 12:12
Fatos Çoçoli

Fatos Çoçoli, Ekspert i Jashtëm pranë KLSH, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur për ruajtjen e faturave të blerjes së maskave dhe dezinfektantëve që njerëzit të rimbursohen.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë me kujdes kuponat e farmacisë ku marrin ilaqet se mund të vijë një ditë që të marrim mbrapsht një pjesë të shpenzimeve nga buxheti shtetëror

“Ndërsa kemi rritje të shpenzimeve nuk po shohim atë kujdes të qytetarëve që ta ruajnë faturën që shpenzojnë për shpenzimet e masave anticovid. Buxheti i shtetit 2021 ka planifikuar me të drejtë jo mjaftueshëm, rimbursim. Por, si mund të rimbursohesh kur ti thua që unë shkova dhe pagova për dezinfektantë kaq sasi apo u sëmura dhe bleva antibiotikë të tjera dhe nuk e vërteton dot. Është parashikuar për të gjithë qytetarët që e kanë kaluar Covid, por sa prej nesh nuk janë në gjendje ta vërtetojnë atë sepse nuk i kanë kryer të gjitha analizat sterologjike që e vërtetojnë që e kanë kaluar Covid dhe mundesh të pretendosh për rimbursim ilaqesh. Duhet të ruajmë me kujdes kuponat e farmacisë ku marrim ilaqet se mund të vijë një ditë që të marrim mbrapsht një pjesë të shpenzimeve nga buxheti shtetëror”, tha Fatos Çoço.

Top Channel