Shteti gjerman mori këtë vit 16 miliardë euro borxh për shëndetin e popullsisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe ndihmë ekonomike për të dëmtuarit nga kriza.

Buxheti për vitin 2021 parashikon rritjen e borxhit me 180 miliardë euro të tjera i gjithë buxheti në total do të ketë shpenzime prej gati 500 miliardë euro. e sërish, sipas mediave vendase, ngrihet pyetja nëse kjo shumë do të mjaftojë në rast se do të ketë një mbyllje të dytë të forte.

Në Bundestag, buxheti diskutohet këtë javë. Ministri Federal i Financave thotë se Gjermania e ka kaluar mirë krizën në krahasim me atë çfarë ishte parashikuar. Pavarësisht mbylljes së pjesshme ekonomia, në shumë sektorë sipas tij, ka arritur nivelin që kishte para krizës.

“Gjermania lëvdohet nga shumë vende për menaxhimin e krizës. Unë marr shumë vlerësime ndërkombëtare për menaxhimin e krizës. “Ky është standardi i artë, kështu duhet ta bësh kur dëshiron të luftosh një krizë kaq të madhe”, u shpreh ministri Olaf Scholz. Niveli i lartë i borxhit të ri nuk është i lehtë për të për momentin, por ai është i justifikuar për të kapërcyer krizën, theksoi Scholz: “Po përdoren shumë para, por ato janë të menduara mirë“, shtoi ai.

Top Channel