Zv. drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një lidhje me skype në “Top Talk” ditën e sotme ka komentuar përfshirjen e policisë në vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha orët e para të datës 8 dhjetor.
Në lidhje me dorëheqjen e drejtuesve të këtij institucioni ai tha se është një akt individual që nuk mund të imponohet përveç se të vlerësohet nga secili punonjës policie që në analizë të kësaj ngjarje të nxjerri përgjegjësinë e vet konkrete.
“Nga dita e djeshme e në vijim Prokuroria , Shërbimi për ankesat dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar hetimin dhe investigimin e kësaj çështjeje. Drejtoria vendore ka filluar me analizat konkrete të situatës dhe identifikimit të problematikës edhe në zinxhirin drejtues të saj. Sa i përket dorëheqjes mendoj se ajo është një akt individual nuk mund të imponohet përveç se të vlerësohet nga secili punonjës policie që në analizë të kësaj ngjarje të nxjerri përgjegjësinë e vet konkrete. Por i qëndroj fjalës që dorëheqja është një akt individual”, tha Dervishaj.
Top Channel