25/11 14:33
Gjatë takimit të sotëm mes Arbrit dhe Ana Kaurit, kjo e fundit u ndal te një deklaratë e bërë nga konkurrenti më datë gjashtë tetor.
Asokohe, Arbri deklaroi se gjendet në emision vetëm për Tean.
“S’kam arritur të kuptoj te ti një deklaratë shumë të fortë”, tha Ana.
“Mund të them që ishte deklaratë e nxituar”, u shpreh Arbri.
Më pas, diskutimi kaloi në studio, mes Teas dhe Arbrit. Tea deklaroi se nuk arrin ta kuptojë sjelljen e Arbrit, që sipas saj nuk e përshëndet më.
Tea: Thjesht u distancuam, u njohëm, nuk na ngjiti. Arbri ka shumë ego. Po nuk fola unë, ti nuk flet. Është mërzitur për faktin që unë nuk e kam ftuar, nuk e kam vlerësuar.
Arbri: Po e kthen sikur po tregohem i dëshpëruar pas teje.
Top Channel