Britania nis vaksinimin/ Ministri, përlotet në televizion

09/12/2020 10:59

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut u bë personi i parë në botë që mori vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kur mësoi se dhe një person i dytë 81 vjeçar, i quajtur Uilliam Shekspir si gjiganti i letërsisë ishte vaksinuar dhe ai, sekretari britanik i shëndetësisë Matt Hancock u emocionua aq shumë sa u përlot, raporton shtypi vendas. Kjo ndodhi në kohën kur Hancock ishte duke folur në emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain”. Ministri tha se këto zhvillime e bënë “ të ndihej krenar që është britanik”.

Shekspir u shpreh i kënaqur që po merrte vaksinën duke shtuar gjithashtu se stafi i spitalit ishte treguar “i mrekullueshëm me të”. Qendrat shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe të kujdesit. Programi synon të mbrojë grupet më të ndjeshme dhe të kthejë jetën në normalitet.

Vendet në mbarë botën po nxitojnë të sigurojnë vaksinën kundër koronavirusit. Britania mori të dielën 800,000 doza vaksine nga Pfizer/BioNTech, sasia e parë e totalit prej 40 milionë vaksinash që ka blerë. Kanadaja njoftoi po ashtu se do të merrte dozat e para të së njëjtës vaksinë në fund të dhjetorit e kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se deri në 249,000 doza të vaksinës do të mbërrijnë këtë muaj dhe 3 milionë të tjera, vitin e ardhshëm.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel